Kombëtarja e Kosovës U21 i ka dhënë fund serisë negative me rezultat, duke e mposhtur 1:0 Andorrën në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kualifikuese për EURO2021.
Dardanët’ e rinj nuk dinin për fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, me Kosovën që ishte dominuese.
Golin e fitores për Kosovën e shënoi sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, në minutën e 62’, pas një asistimi të pranuar nga Alban Ajdini.
Deri në fund të ndeshjes, Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejë golin.
Kjo ishte fitorja e tretë për Kosovën pas tetë ndeshjeve, ku me nëntë pikë renditet në vendin e katërt në grup.