Tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë dal pozitivë me COVID-19.
Kjo ka bërë të mbyllet Shkolla Fillore “Pjetër Bodgani” në Prishtinë.
Nga nesër për dy javë do të kalohet në skenarin C, që do të thotë nxënësit mësimin do ta zhvillojnë online.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Nesër po ashtu të gjithëve si nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve, por edhe punëtorëve të tjerë do t’u bëhet testi për COVID-19.