Oriola Marashi ka publikuar një imazh me të dashurin e saj Eros Grezdën.
Modelja shqiptare Oriola Marashi dhe i dashuri i saj futbollisti Eros Grezda janë bërë personazhe mjaft të përfolur në media, që nga koha kur lidhja e tyre u bë publiket.
Edhe pse gjatë verës dyshja u duk se i dha fund lidhjes, imazhet dëshmojnë se ata janë më të lumtur se kurrë.
Modelja ka publikuar në Instastoryn e saj një fotografi të tyre me mbishkrimin se ai është njeriu i preferuar i saj.
Edhe pse qifti nuk shfaqen shpesh bashkë për shkak të orareve të tyre të ngarkuar, ata duken mjaft të lumtur në prani të njëri tjetrit kur janë bashkë.