Juventusi ka siguruar shërbimet e David Alabas, kanë njoftuar mediumet e huaja. Mësohet se Alaba është pajtuar t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me Bayern Muenchenin.
Për shërbimet e Alabas, Juventusi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester Cityt, Real Madridit e Manchester Unitedit. Alaba më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër. 28-vjeçari, thuhet se është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Juventusi.
Alaba është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 dhe me bavarezët ka fituar 25 trofe, përfshirë këtu nëntë tituj kampioni të Gjermanisë.