Gjykata e Prishtinës sot i ka shqiptuar dënim prej 25 vitesh burgim të akuzuarit S.O për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova.
S.O është dënuar me 10 vite burgim për vrasje, ndërsa me 20 vite burgim është dënuar për veprën penale dhunim.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësja Suzana Çerkini.
Kujtimi Veseli që i përkiste komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik, 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë.
S.O akuzohet se ka dhunuar vazhdimisht Kujtimin edhe para datës 11 korrik kur u gjet i vrarë.