Trump thotë se ka dalë “tërësisht negativ” me COVID-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar pa dhënë ndonjë dëshmi, se “është testuar dhe ka dalë plotësisht negativ” me COVID-19.

Ai këtë e ka thënë gjatë së dielës në “Call to Prayer” ku ka shtuar se “jam i gatshëm për të vazhduar para dhe ndihem shumë mirë”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Informacionet e fundit nga doktori i Trump, Sean Conley, thonë se Trump nuk paraqet rrezik që ta bartë virusin tek të tjerët.

Të shtunën ai nuk ka thënë se Trump ka dalë negativ me koronavirus dhe as është testuar më prej kur ka dalë pozitiv me këtë virus.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të komentojë lidhur me qartësimin e gjendjes shëndetësore të Presidentit.