Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë se me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, kryeministri Albin Kurti, e ka ditë që Qeveria do të bie.
Sipas tij, ky veprim i Kurtit ka mund të vije në moment paniku pas kërkesës së SHBA’së për heqjen e taksës.
“Nëse ka qëne gabimi aq i madh i Veliut është dashtë që shkarkimi të bëhej në orën 8:15, kur Kurti kishte nis punën në zyre, nuk e kish prit shkresën e Ambasadës Amerikane në mesditë”, tha Muhaxheri në emisionin Pressing në T7.
“Ai e ka ditë që me shkarkimin e Veliut kjo qeveri bie”, shtoi Muhaxheri.
“Veliu vetëm ka shërbyer si armë për vetëvrasje, ndërsa Kurti ka kryer vetëvrasje”, theksoi ai.