Në Kosovë që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe janë shënuar rastet e para me COVID-19 e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka arritur në 16 mijë e 130 nga 73 mijë e 906 të dyshuar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, deri më tani nga ky virus në vendin tonë kanë vdekur 645 persona.
IKSHPK bën të ditur se janë shëruar 14 mijë e 282 persona.
Ndërkaq numri i rasteve aktive është 1 mijë e 203 raste aktive.
Njoftimi i plotë nga IKSHPK: