Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 80 raste të reja me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja janë nga këto 17 komuna të vendit.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.