Katër të vdekur nga koronavirusi

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Stop.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes.