Ata tashmë janë bërë çifti më i preferuar në estradën shqiptare, ndërsa çdo lëvizje e tyre po merr vëmendje mediatike.
Bëhet fjalë për rep-artistin Ledri Vula dhe blogeren Sara Hoxha, të cilët së shpejti do të presin në jetë vajzën e tyre.
Derisa po bëjnë përgatitjet e tyre, Ledri ka vendosur që lë ‘gojëhapur’ 1.5 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram
Ai ka ndarë një imazh së bashku me partneren e tij, por ajo çka mori vëmendjen janë pozat e tyre ku shfaqen gjysmë nudo.
Ndërkaq, në pjesën e poshtme që të dy janë parë të veshur me një palë xhinse të thjeshta.
“Nesër 20:00”, ka shkruar Ledri në përshkrimin e imazhit.
Së fundmi ata kanë organizuar edhe një “babyshower”, ku mblodhën familjarë dhe figura të njohura të estradës shqiptare.