Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veturën e ndaluar në afërsi të AKI-së është gjetur një granatë dore.
Personi i dyshuar është arrestuar. Për këtë, sot në mëngjes Policia kishte bllokuar rrugën Prishtinë – Fushë–Kosovë.
“Rreth orës 08:40, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë zëdhënësi i Zyra PK-së, Baki Kelani, për KOHËN.