Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se ekipi i tij nuk arriti të luante lojën e duhur në përballjen me Maqedoninë, të cilën përfaqësuese e ka vlerësuar për lojë më të mirë.
Maqedonia eliminoi Kosovën në plejof të kualifikimit për Evropian, duke e mposhtur 2:1 në Shkup të enjten.
“Provuam të bënim lojën tonë, por Maqedonia ishte më e mirë. Pjesa e parë ishte më e mirë, por të shkonim në disavantazh 2:1 ishte e rëndë për ne”, ka thënë ai duke shtuar se e merr përgjegjësinë për humbjen. “Unë jam trajneri dhe më takon ta marr përgjegjësinë”.
Kosova në fund arriti të kishte vetëm posedimin e topit në favor të vetin, pasi për nga rastet e krijuara Maqedonia ishte bindshëm më e mirë se Kosova.
Rastin ideal për të çuar ndeshjen në vazhdime e pati Fidan Aliti që në sekondat në pak metra nga goli, nuk arriti të shënonte i vetëm me portierin.