Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot se nuk dëshiron që të përsëritet situata e pranverës, kur vendi ishte mbyllur si pasojë e koronavirusit.
Gjermania ka filluar të regjistrojë rritje të rasteve me koronavirus. Sot janë regjistruar mbi 4000 raste të reja, ndërsa nga Instituti Robert Koch për sëmundje infektive është njoftuar se së shpejti mund të arrihet deri te 10 mijë raste ditore me koronavirus, shkruan agjencia Reuters.
Merkel gjatë një ngjarje ka thënë se duhet të evitohet mbyllja e vendit. Rritje të rasteve po regjistrohen në pjesën më të madhe të Evropës.
Polonia ka bërë maskat obligative pasi sot janë regjistruar 4280 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së vendit.
Edhe në Holandë është regjistruar rekord ditor. Janë regjistruar mbi 5800 raste të reja.
E Portugalia ka regjistruar për herë të parë që nga prilli mbi 1000 raste ditore me koronavirus. Janë regjistruar 1278 raste të reja dhe dhjetë të vdekur.