Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Washingtonit.
Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht, Klan Kosova mëson se i pari i vendit është parë duke hyrë në aeroplanin e linjës Amsterdam-Washington.
Nuk dihet nëse vizita e të parit të vendit në SHBA do të jetë zyrtare ose jo, apo me kë do të takohet atje.
Hashim Thaçi ishte kthyer në gjysmë të rrugës kur ishte nisur drejt Washingtonit, në muajin qershor, për takimin në Shtëpinë e Bardhë, pas publikimit të propozim-aktakuzës ndaj tij dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.