Zemaj: Asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkroi në Facebook Zemaj.