Më 23 mars të vitit 1999, pikërisht 21 vjet më parë Kongresi amerikan me anë të një rezolute kishte autorizuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmerr sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.
Kjo rezolutë ishte inicuar nga senatori i Delaware, Joseph Biden, i cili aktualisht është kandidat nga radhët e demokratëve për t’u zgjedhur president i SHBA-së.
“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan Telegrafi.
Për këtë rezolutë kishin votuar pro 58 senatorë nga 100 prej tyre.
Kujtojmë se më 24 mars të 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nisur sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave, ku pas 78 ditëve bombardime, kjo e fundit ishte detyruar të largohet nga Kosova. /Telegrafi/