Tërmet në det përballë Gjirit të Lalzit, pas tij edhe 42 lëkundje

Në orën 00:13 është regjistruar një tërmet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit.

Kjo lëkundje është pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5 raporton Instituti i Gjeoshkencave.  Nuk raportohen dëme.