Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.
OPër t’i ndërruar gomat e dimrit nuk duhet pritni saktësisht edhe datën 15 nëntor. Kjo pasi që një ditë mëngjesi mund të zgjoheni dhe asfalti mund të jetë i rrëshqitshëm dhe me akull, duke pasur parasysh që tash moti është i ndryshueshëm.
Edhe pse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.
Gomat e sotme të dimrit jo vetëm se janë të dizajnuara të performojnë mirë në dëborë, por performojnë mirë edhe në asfalt të ftohët.
Pra duhet të mbani mend, në momentin që mund ta shihni frymëmarrjen tuaj (pra kur fryni del avull nga goja juaj), atëherë është koha t’i vendosni gomat e dimrit.
Për sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, dhe, keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, përndryshe, nëse i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni veten.
Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.