Shqipëria sërish është goditur nga tërmeti.
Të enjten pas mesnate, janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, që kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 27 km në veri-perëndim të Durrësit.
Raportohet se tërmeti u ndje në Durrës dhe Tiranë.
Mësohet se lëkundjet patën një thellësi prej 10 km. Ndërkohë EMSC i ka cilësuar këto lëkundje si të shkallës 3.
Duhet përmendur se tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës në Shqipëri, shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike, thanë zyrtarë të këtij vendi.
Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ndërkaq, në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në shkurt të këtij viti në Bruksel, Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliard dollarë ndihmë për t’u rekuperuar nga pasojat e tërmetit, njofton Telegrafi.