Daut Haradinaj shërohet nga koronavirusi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin pas testit që ka bërë.

Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, duke iu uruar shëndet të gjithë personave që janë duke u përballur me COVID-19.

“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit dhe më ka rezultuar që kam kalu virusin COVID-19, të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, në Kosovë numri i rasteve aktive është 1294, kurse deri më tani 632 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.