Kjo pikë e marrëveshjes me Serbinë nuk i ka pëlqyer Hotit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nuk i ka pëlqyer aspak.

Fjala është për pikën 15 të kësaj marrëveshje ku thuhet: Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare.

“Pika 15 e marrëveshjes nuk më ka pëlqyer aspak”, u shpreh Hoti në Oxygenshow në Klan Kosova.