Pas testimit pozitiv për COVID-19, Trump thotë se gjërat po shkojnë mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed në Washingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit pas testimit pozitiv, njofton Shtëpia e Bardhë.

Para nisjes Trump shkroi në Twitter një mesazh të shkurtë në Twitter duke falënderuar të gjithë ata që janë brengosur për shëndetin e tij, njofton Klan Kosova

“Po shkon mirë, mendoj! Faleminderit të gjithëve. DASHURI!!!” shkroi Trump në Twitter.