Sami Mazreku ka nisur punën si ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Para se të vijë në këtë pozitë Mazreku ka ushtruar pozitën e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që nga viti 2006.
Mazreku gjatë vitëve të fundit ka dhënë kontribut në promovimin por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve në Kosovës
Përndryshe deri më tash Byroja Kosovare e Sigurimeve është drejtuar nga Blerim Pushkolli.
Poziten e re e ka konfirmuar edhe vet Mazreku në profilin e tij në Facebook.
Të dashur miq, familjarë, bashkëpunëtorë
Me 1 tetor unë kam nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë tri viteve të fundit si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kam dhënë kontribut maksimal në promovimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve. Më ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj në pozitën e re. Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Na priftë e mbara!