Një i vdekur e 159 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

159 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka vdekur një i infektuar.

265 pacientë janë shëruar në nivel vendi, ndërsa raste aktive janë 5239, njoftohet tutje nga MSH.