Ngjarje e rëndë në Drenas: Dhunohet një e mitur, policia arreston dy persona

Me urdhër të prokurorit, dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në rastin e dhunimit të një të miture në Drenas. 

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Gazetën Sinjali kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. 

Kujtojmë se rastet e dhunës seksuale në Kosovë, kohëve të fundit kanë qenë në rritje.