Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndërkaq, vetë presidenti Trump ka njoftuar për rezultatin pozitivë me COVID-19.
“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!” , shkruan Trump.
Për këtë ka shkruar edhe mjeku i presidentit, Sean Conley
“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre”, shkroi Conley.