Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka biseduar sot me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Laçak.
Në një postim në Twitter, Hoti ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.
I pari i ekzekutivit tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces, thotë ai, duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.
“Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.