Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, si i dyshuar për pengim të drejtësisë.
Në këtë seancë Gucati ka thënë se po ta ftonin do të ishte dorëzuar vetë por jo që të bastisen zyrat e veteranëve ashtu siç ka ndodhur.
“Kanë mundur të më ftojnë mua dhe do të isha dorëzuar vetë. Por jo të hyjnë në atë formë në zyrat e veteranëve”, ka thënë ai.
Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës
Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.