Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 123 pacientë nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359”, thuhet në njoftim.