Futbollisti irlandez, Lee Duffy, i ka kaluar tetë ditë në spital duke iu nënshtruar edhe oksigjenoterapisë pas infeksionit me koronavirus.
Ish-futbollisti i klubeve nga Premier Liga irlandeze, Warrenpoint dhe Newry City, i ka këshilluar të gjithë që ta marrin shumë seriozisht këtë sëmundje.
“Siç e dinë ose nuk e dinë disa prej jush, kam dalë pozitiv në COVID-19 para dy javësh. Fatmirësisht, e tejkalova dhe kam nisur të ndihem më mirë tash”.
“Nuk arrija të merrja frymë, kisha frikë se nuk e dija se çfarë mund të ndodhë. Mos e merrni të lehtë, është shumë serioze”, ka thënë Duffy.
Ndryshe, të gjitha ndeshjet e ligave irlandeze janë pezulluar deri më 4 prill, ndërkohë që edhe futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.