Fondacioni “Golden Eagle” ndan 13 mijë euro për mantelbardhët

Drejtuesi i Fondacionit humanitar “Golden Eagle” Shaqir Palushi ka njoftuar se e do t’i ndajnë 13 mijë  euro për punëtorët e shëndetësisë të cilët po e luftojnë koronavirusin.

Njoftimi i plotë:

Sot sytë e të gjithë njerëzimit janë drejtuar tek mjekët, të cilët i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo keqe që ka kapluar botën.

Ata sot po rrezikojnë jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Zoti i ruajt kudo që janë!

Duke marrë parasysh këtë, fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë për stafin mjekësor të Repartit Infektiv të QKUK-së 10,000 euro dhe 3,000 euro tjera për stafin e QKFM-së në Suharekë.

Të dashur qytetarë, mbështetja ma e madhe që mund t’u japim atyre, është duke i respektuar këshillat e tyre.

#RriNëShtëpi.