Deputeti Etem Arifi nuk është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, siç është raportuar sot.
Këtë e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Sapo kontaktova me qendrën në Hajvali mirëpo personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur atje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësi, Florent Gashi.
“Deri tash ai nuk është tek ne”.
Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim është i dënuar nga gjykata, por që deri tash nuk i është përgjigjur organeve të drejtësisë për ta vuajtur dënimin.