Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.
Një ditë më parë infektologu Valbon Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka thënë që situata me pandeminë, gjatë javëve të fundit është normalizuar.
Ai ka thënë se situata me COVID-19 më e qetë, por fundi i pandemisë duket se nuk është afër
Krasniqi ka theksuar që respektimi i masave nga ana e qytetarëve sjell rezultate.
“Duhet ta shohim si një proces që ka një fillim, por ka edhe një fund i cili nuk po duket që është afër. Nga faza që e kaluam në korrik dhe në gusht, tash kemi situatën më të qetë. Duhet ta shohim në tërësi si proces, e jo në periudha të ndara”, ka thënë ai.