Tre të vdekur e 132 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të hënën se tre pacientë me COVID-19 kanë vdekur, ndërkohë që janë shënuar edhe 132 raste të reja pozitive.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime te të dyshimtit për COVID-19.

Më këtë, numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 377, kurse i të infektuarve në 13.259.