Naim Qelaj zgjidhet Avokat i Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Naim Qelajn, Avokat të Popullit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur me 69 vota për Naim Qelaj, Avokat të Popullit.

Ky i fundit pasi të jap betimin e tij para të zgjedhurve të popullit pritet të marrë detyrën.

Avokati i Popullit ka mandat pesë (5) vjeçar.

Qelaj, në vitin 2017 ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, zëvendësministër i Drejtësisë, i cili po ashtu është edhe anëtar i AAK-së.