Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Infektologu, Izet Sadiku një ditë më parë ka thënë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të veprohet papërgjegjshëm ndaj virusit.
Përmes një shkrimi në Facebook, paralajmëron hyrjen në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.
“COVID19- si duhet ecur më tutje Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënie te rasteve me COVID19. Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimin e COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve”, ka thënë ai.