113 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, brenda 24 orëve tri raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.