Infermieri i therur me thikë është në gjendje stabile, ka përfunduar edhe një operacion

Infermieri F.B. i Klinikës së Urologjisë, i cili ishte therur sot në vendin e punës, më parë ka dalë nga salla e operacionit.

“Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipit të QKUK-së”.

“Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipin mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike.”

“Në emër të kryesisë i urojmë shërim të shpejtë, po ashtu urojmë që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Infermierëve.