Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka dalë me një reagim pas zhvillimeve të fundit në OVL të UÇK-së.
Krasniqi ka thënë se sot është konfirmuar se nuk ka zot shtëpie në Kosovë.
“Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!”
“Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara e krijuar nga shteti i Kosovës apo i Serbisë se Viçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë: