Policia e EULEX-it e ka ndaluar nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
I njëjti është tentuar të arrestohet derisa ishte duke hyrë në zyret e mediumit T7.
Në pamjet e siguruara nga Reporteri në vendin e ngjarjes, Haradinaj dëgjohet duke thënë se nuk dorëzohet pa qenë prezente Policia e Kosovës.
Në një konferencë për medie, pas mbledhjes, Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se Gucati asnjëherë nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale.
Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pasi që Gjykatën Speciale nuk e njohin dhe do të punojnë gjithmonë kundër kësaj gjykate./GazetaBlic