Dështon edhe rivotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomik

Edhe pse mori miratimin që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mundësohet rivotimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, në fund përsëri Kuvendi dështoi ta votojë në parim këtë projektligj.

Edhe një herë vetëm 60 deputetë votuan.

Kjo ishte hera e tretë vetëm sot që u votua për këtë projektligj. Të tri herët ai mori vetëm 60 vota.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk kishte marrë përkrahjen as në dy seanca të mëhershme.