Për herën e tretë ka dështuar votimi në lexim të parë i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim në seancën e zhvilluar të premten.
Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.
Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.
Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e ardhshme.