Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka mbajtur konferencë për media lidhur me mësimin nga distanca
Bajrami tha se që nga nesër fillon mësimi në distancë për klasat 1 deri në klasën e pestë që do jetë në gjuhën shqipe dhe do të transmetohet në RTK 1 dhe RTK4, kurse nga klasa e 6 deri në të 9 do të prodhohen materiale për transmetim për këto klasa.
“Nga nesër fillon mësimi në distancë për klasat 1 deri në klasën e pestë që do te ketë për gjuhën shqipe, mësimi do të transmetohet në RTK 1 dhe 4.Për adresat do të ju njoftojmë sapo ti kemi këto platforma, kemi punuar në mbledhjen e materialeve dhe xhirimeve. Që nga e hëna do të prodhojmë materiale për klasat 6 dhe 9.Kjo punë nuk do ishte mundur pa ndihëm e organizatave, është sfiduese sepse asnjëherë nuk është punuar në mënyrë digjitale”, tha Bajrami.
Ministrja e MAShTI-t, Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit nga komunat me shumicë serbe që të dhurojnë material për gjuhën serbe dhe atë kroate. Zëvendësministri Rexhaj ka punuar me kurrikula, zëvendësministrit Thaçi është përkujdesur për punën teknike. Si ministri iu kemi bërë ftesë është drejtorive të arsimit të komunave serbe t’iu dhurojmë material në gjuhën serbe e kroate. Ju bëj thirrje nxënësve dhe prindërve këto platforma të shfrytëzohen”, tha Bajrami.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha se si komunë janë marrë me organizimin dhe kanë dhënë maksimumin që kjo formë e mësimit të realizohet.
“Në si komunë jemi marrë me organizmin. Kam dhënë maksimumin që kam përvojë me kamera dhe kthimin në dixhitalizim. Mësimdhënësit janë duke punuar”, tha Shala.
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti uroi për punën e bërë për mësimin online që për një javë për 5 klasat e para te fillojë mësimi me kushte specifike.
Mësimi në distancë do të fillojë si pasojë e pandemisë botërore që ka përfshirë edhe vendin tonë ku janë mbyllur shkollat si dhe veprimtari tjera.