Katër hapat sipas Ramiz Kelmendit, për ta fituar betejën me COVID-19

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka shkruar një shkrim rreth metodës për ta mundur Covid-19.

Ai ka përmendur katër pika, të cilat, sipas tij, do ta “zhdukin” këtë virus që ka kapluar gjithë botën.

“Virusi zgjatë deri sa të kemi personin e fundit të infektuar dhe qytetarët që e rrethojnë me pa-kujdes. Ekzistojnë mënyra që të fitojmë këtë  betejë”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Covid 19 – Dëgjomë se po fillon vala e dytë!

Covid 19 nuk ka valë 1, 2, 3 e tutje! Kjo sepse vet virusi është Pandemi e përhershme – valore dhe sillet si i tillë. Sa herë zbehen masat, zvogëlohet kujdesi dhe virusi rritet dhe shtrihet me metoda eksponenciale.

Virusi zgjatë deri sa të kemi personin e fundit të infektuar dhe qytetarët që e rrethojnë me pa-kujdes. Ekzistojnë mënyra që të fitojmë këtë  betejë!

1. Zbulimi i vaksinës dhe vaksinimi i tërë popullatës ( sepse Covid 19 është  virus i përhershëm – jo sikurse virusi i gripit sezonal). Por po shihet se dhet  kohë për vaksinë.

2. Vazhdimi i masave me efektivitet ende të shtuar  dhe vetngritja e vetëdijes për kujdes, distancë deri në një afat të shkurtër kohor.

3. Ngritja e masave më rigoroze me afat të shkurtër kohor.

4, Vazhdimi i masave të distancës dhe kujdesit në një kohë deri sa të  largohet nga vendet e rajonit. Shpesh mendohet se COVID-19 është çështje shëndetësore por COVID-19 ndërlidhet edhe me çështje fizike, juridike  dhe sociale e për çfarë duhet konsultuar dhe respektuar.