Ish-ministri Arben Vitia dhe zëvendësi i tij sot dëshmojnë para Komisionit Hetimor

sh-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me ish-zëvendësin e tij Izet Sadiku sot do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila e paralajmëroi këtë javën e kaluar në mbledhje, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, dje para këtij Komisioni i ftuar ka qenë edhe babai i të ndjerit Agon Musliu që tha se vendosja e djalit të tij në karantinë ka qenë e kundërligjshme.