Zemaj thërret deputetët që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Do të na ndihmonte si ministri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tyre muajt e fundit të përballjes me pandeminë në Kosovë kanë qenë të vështirë.

“Hapja ka krijuar disbalancë të numrave dhe ngriti përgjegjësinë tonë për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kam udhëheq një politikë dhe program që është hapje e kontrolluar dhe tash kemi një stabilitet të theksuar. Situata ka qenë nën kontroll. Në Kosovë është politizuar skajshmërisht. Me kapacitet tona kemi arrit sidomos pas masave të ndërmarra me 28 korrik që ta kthejmë situatën në stabilitet”, ka thënë Zemaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se së fundmi ka rënie të numrit të të infektuarve dhe personave që trajtohen nëpër spitale.

“Po ecim lirshëm, por me kujdes të veçantë të menaxhimit të pandemisë. Si ministër kam ndërtuar raporte dhe me homologët e mi në rajon dhe përtej. Jemi në kontakt me organizata që bëjnë matjen e infeksionit dhe luftimin e pandemisë”.

“Kapacitet që ka Kosova janë tregues i qartë që të jemi të kujdesshëm. Primare është shëndeti, ndonëse ka presione të mëdha si nga fusha e ekonomisë… Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vlerësojmë situatën sic është më së miri”.

Zemaj në Edicionin Special i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta miratojë Ligjin për Rimkëmbje Ekonomike.

“Duhet të kalohen suazat partiake. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të na ndihmonte shumë si Ministri e Shëndetësisë”.