141 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778”, ka njoftuar IKSHPK.