Daut Haradinaj: Xheva dhe Fehmiu, rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë

Në 22 vjetorin e rënies së Xhevë e Fehmi Lladrovcit, janë kujtuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se jeta e gjatë luftarake e tyre i bënë Xhevën e Fehmiun rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë.

“Sot mbushen 22 vite nga rënia heroike e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, jeta e gjatë luftarake e Fehmiut e deri tek rënia e tyre, i bënë Xhevën dhe Fehmiun rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë”.