Krasniqi-Hotit: Mjekët dhe infermierët meritojnë paga më të dinjitetshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ka raportuar Hotit për menaxhimin e rasteve me Covid-19.Ai ka thënë se me 11 gusht kishin numrin më të madh të pacienteve të hospitalizuar me Covid-19 në nivel vendi. Ndërsa Krasniqi ka kërkuar nga Hoti paga më të dinjitetshme për mjekët dhe infermieret.

“Muaji korrik dhe gusht ishin muajt me të ngarkuar sa i përket shërbimeve spitalore. Më 11 gusht ne kishim numrin më të madh të pacientëve të shtrirë me Covid-19 në nivel vendi, kishim 656 pacientë. Arritëm që në nivel të klinikave dhe të spitaleve rajonale të vëmë në dispozicion 750 shtretër. Në këtë rrugëtim jo të lehtë kishim në krah edhe donatoret lokal dhe ndërkombëtarë. Sistemi jonë shëndetësor ka vështirësi dhe kjo pandemi vuri edhe më shumë në pah këto nevoja të sistemit tonë shëndetësorë”.

“Ne tani kemi plane më të mira për të përballuar. Jashtë kësaj pandemie ne tashëm kemi filluar përgatitjet për shtimin për shëndetësinë kosovarë. Po ashtu një prioriteti i yni mbetet largimi listave të pritjes. E gjithë kjo punë do të përcillet më një angazhim të pashoqë të mjekëve. Ne kemi kërkesa për ju si qeveri, duhet që punëtoreve shëndetësor tu krijohen kushte më të mira për punë, mendojmë se punëtoret shëndetësorë e meritojnë të kenë vendin e tyre të mëritura, infermieret dhe mjekët meritojnë paga më të dinjitetshmen për punën e tyre”, ka thënë Krasniqi.